Home / Lajme / Kronika e zezë / Arrestohet polici i burgjeve, plagosi me armë dajën dhe një person tjetër

Arrestohet polici i burgjeve, plagosi me armë dajën dhe një person tjetër

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë së Krujës zbardhën plagosjen e 2 personave në orët e para të mëngjesit. Në pranga është vënë Oltion Suta 36 vjeç, banues në Krujë, polic në Burgun e Zaharisë në Krujë. Mëngjesin e sotëm, rreth orës  06:45, në ambientet e një lokali,  tek një karburant,  në afërsi të stadiumit të qytetit pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ai është konfliktuar me dy persona një prej të cilëve daja i tij.

Në debat e sipër ai ka  plagosur me armën e shërbimit, pistoletë TT  dajën me iniciale R.Sh. rreth 55 vjeç dhe G.G. që ka marrë një plumb në dorë rreth 30 vjeç, banues në Krujë. Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë ku shtetasi R.Sh. ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa shtetasi G.G. është jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur arma e zjarrit tip pistoletë TT (ne foto lart) dhe një gëzhojë.

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *