Home / Lajme / Kronika e zezë / Arrestohet shqiptari që po trafikonte 13 klandestinë afganë

Arrestohet shqiptari që po trafikonte 13 klandestinë afganë

Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, me akuzën e trafikimit të klandestinëve. Policia e shtetit fqinj raporton se fillimisht ai u ndalua në rrethinat e Kozanit, në Greqinë e veriut, pasi në karrocerinë e furgonit u gjetën 13 shtetas të Afganistanit, pa dokumente hyrjeje dhe qëndrimi në Greqi.

Katër prej tyre ishin të mitur, ndërkohë të gjithë janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje.

Edhe pse ende i pakonfirmuar si fakt, dyshohet se 46-vjeçari i kishte marrë klandestinët afganë për t’i çuar në Shqipëri, për të kaluar më pas në vendet e Bashkimit Europian.

Po hetohet për të parë të kaluarën e shtetasit shqiptar, dhe mundësia nëse ka persona të përfshirë në këtë organizim.

Gjithashtu lexo

Aksidentohet një 9 vjeçarë – (VIDEO)

Në udhëkryqin e fshatit Bogovinë të dielën  rreth orës 9.40 minuta ka ndodhur një aksident …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *