Home / Kryesoret / Arrestohet sulmuesi i Selës, Goran Angellov. Aktivistët e “Qoseto” protestojnë para policisë

Arrestohet sulmuesi i Selës, Goran Angellov. Aktivistët e “Qoseto” protestojnë para policisë

Është arrestuar Goran Angelov, i dyshuari për sulme ndaj deputetit Ziadin Sela dhe deputetëve të tjerë gjatë hyrjes në Kuvend të enjten e kaluar.

I dyshuari është sjell në stacionin policor të Kisela Vodës për të hetuar pjesëmarrjen e tij në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvend. Nga MPB ende nuk bëjnë të ditur se përveç Angelov-it edhe sa persona të tjerë janë ndaluar nga policia, por thonë se rasti do të procesohet nga Prokuroria Themelore dhe të arrestuarit të shoqëruar nga policia do të tansferohen në Gjykatën Themelore të Shkupit, që në procedurë të shpejtë gjyqësore t’ju shqiptohet masa e paraburgimit. Nga ana tjetër, aktivistët e shoqatës së patriotëve maqedonas “Qoseto” janë tubuar para stacionit policor për të shprehur revoltën e tyre ndaj arrestimit të Goran Angelov-it, i cili është themelues i kësaj shoqate.

Goran Angelov nga pamjet e xhiruara natën e 27 prillit, duket se ishte ndër të parët që ka hyrë në sallën e preskonferencave në Kuvend dhe ka sulmuar deputetët, në mesin e të cilëve Ziadin Selen dhe Zoran Zaevin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *