Home / Lajme / Kronika e zezë / Asgjësohen 416 bimë narkotike kanabis, dy të rinj kultivues të saj

Asgjësohen 416 bimë narkotike kanabis, dy të rinj kultivues të saj

Kultivimi i lëndëve narkotike nuk ka të ndalur në vendin tonë. Së fundmi, një i ri është arrestuar, një tjetër është shpallur në kërkim, dhe 416 rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar në fshatin Krastë të Krujës.

Nga operacioni i ditës së djeshme, nga policia e Krujës, është arrestuar shtetasi, Sokol Rrahmani, 24 vjeç, banues në Zall, Fushë-Krujë, dhe është shpallur në kërkim 23-vjeçari me inicialet S.Sh, banues në Vorë, Tiranë.

Po ashtu, asgjësimi i 416 bimëve kanabis, u bë me djegie. Hetimet kanë nxjerrë në pah se kultivuesit e drogës janë dy të rinjtë.

Gjithashtu lexo

Aksident i rëndë në Pletvar, humb jetën një person

Një person ka humbur jetë në aksidentin rrugor që ndodhi sot në orën 13:15 në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *