Home / Lajme / Maqedoni / Asnjë parti të mos festoj për anketën e IRI-t, qytetarët kanë humbur besimin tek elita politike

Asnjë parti të mos festoj për anketën e IRI-t, qytetarët kanë humbur besimin tek elita politike

Instituti Ndërkombëtarë Republikan (IRI) i cili bën hulumtime të mendimit publik gjatë vitit për disa tema që tangojnë shoqërinë në Maqedoni si dhe anketa lidhur me reitingjet e partive politike, dje ka tronditë opinionin dhe disa parti politike me rezultatet e dalura nga qytetarët e Maqedonisë për atë se cilën parti politike do ta votonin në zgjedhjet e ardhshme.

Kjo anketë që dje publikoi IRI për disa parti politike ishte jo e besueshme ndërsa për disa parti tjera ishte mëse e besueshme. Analistët shprehen se anketat për matjen e reitingjeve janë një mekanizëm që reflektojnë në mendimin dhe vullnetin e qytetarëve për partitë politike.

Politologu Ariton Rama për Zhurnal tha se anketa që dje publikoi IRI pasqyroi dy gjëra që nuk ishin aspak favorizuese për asnjë parti politike në vend. E para sipas Ramës, ishte se qytetarët kanëhumbur besimin tek elita politike ku numri i të papërcaktuarve ishte shumë i lartë dhe e dyta është përafrimi mes taboreve partiake ku instancat e mossigurisë në komoditet dhe stabilitet në terren politikë janë të larta. Rama thotë se asnjë parti politike nuk duhet të festoj apo të ekzaltohet për këtë anketë, por ata duhet të pranojnë në mënyrë sa më racionale anketën që ti inkorporojnë kërkesat e dhe kritikat e votuesve të tyre.

“Anketa padyshim është një mekanizem esencial që reflekton mendimin dhe vullnetin politik të qytetarëve për partitë politike, anketa qartë pasqyroi dy gjëra që nuk ishin aspak favorizuese për asnjë parti polike në vend ato janë humbjen e besimit tek elita politike nga qytetarët ku numri i të papërcaktuarve ishte shumë i lartë dhe përafrimi mes taboreve partiake ku instancat e mossigurisë në komoditet dhe stabilitet në terren politikë janë të larta , andaj mendoj që asnjë parti politike nuk duhet të festoj por të pranoj në mënyrë sa më racionale që të inkorporoj kërkesat dhe kritikat e votueseve për të rikthehet besimi progresi dhe emancipimi politike”, ka deklaruar për Zhurnal, politologu Ariton Rama.

Nga ana tjetër ish ministri i arsimit, Sulejman Rushiti për Zhurnal ka deklaruar se në Maqedoni si shumë çështje tjera janë devalvuar dhe nuk mund të analizohen me parimet e botës moderne.

“Në Maqedoni si shumë çështje të tjera, janë devalvuar dhe nuk mund të analizohen me parimet e botës normale! Pa dashur të hyj ne debatin shterp të rejtingjeve, them se kjo fushatë parazgjedhore pas zgjedhjeve, është paradoksale!”, ka deklaruar për Zhurnal, ish ministri i arsimit Sulejman Rushiti.

Ndryshe, Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) me seli në Shkup,  sot ka publikuar një sondazhtë realizuar në muajit mars lidhur me reitingjet e partive politike në vigjlje të zgjedhjeve lokale.

Sipas kësaj anketë Lëvizja BESA ka pasur ngritje duke iu afruar shumë partisë së Ali Ahmetit BDI-së, ndërsa PDSH del e treta te kampi politik shqiptar.

Të kujtojmë kjo anketë është bërë para incidenteve që ndodhën në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill.

Në pyetjen se Për cilën pari do të kishi votuar nëse zgjedhjet do të mbahen tani? 27 % janë përgjigjur se do ta kishin votuar VMRO-në, 17 % për LSDM-në, 7% për BDI-në, 7% për BESËN, 2% për PDSH-në, 2% për LR-PDSH-në.

Anketat e IRI-t vlejnë si anketat më të sakta dhe më relevante lidhur me rejtingun e partive politike dhe rejtingun e liderëve. Nga ky institut bëjnë hetime dy- tre herë në vit me pyetjet e njëjta të cilat, nëse krahasohen ndër vite mund të vërehet tendencë e rritjes apo rënies në sektorë të caktuar gjegjësisht të partive të caktuara.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *