Home / Shëndeti / Astma bronikale, mjekët: Shkak virozat e stinës dhe alergjitë

Astma bronikale, mjekët: Shkak virozat e stinës dhe alergjitë

Astma Bronikale njihet ndryshe si sëmundje me kollë mbytëse. Mjekët alergologë bëjnë me dije se kjo është periudha kur duhet të tregoni kujdes pasi astma bronikale shkaktohet nga virozat e stinës dhe alergjitë. Një pacientë me astmën bronikale duhet patjetër t’i nënshtohet trajtimit imunoteraupetikë.

Virozat e stinës që janë ende në qarkullim si dhe alergjitë që vijnë nga polenet e luleve janë dy nga faktorët kryesor që shkatojnë astmën bronikale. Mjeku alergolog në qsut Mehmet Hoxha tha se fillimisht kjo sëmundje prek  rrugët respiratore.

Hoxha: Astma bronkiale e cila mund të provokohet për shkak të virozave të cilat janë akoma të pranishme, mund të provokohet edhe nga polenet, duke qenë grimca me peshë të madhe molekulare fillimisht ato depozitohen në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, por më pas kalojnë edhe në arveola dhe në bronke.

Shfaqen simptomat të cilat nuk mund të neglizhohen pasi është një sëmundje që shkakton kollë mbytese.

Hoxha: Me një kollë të fortë mbytëse, e shoqëruar me gërhitje, fishkëllimë në gjoks, me shtrëngim në gjoks.

Trajtimi me mjekun specialist është i nevojshëm, pasi pacientit i nevojitet imunoterapia.

Hoxha: Është e detyrueshme, e domosdoshme mjekimi i këtyre pacientëve dhe imuno terapia për të shëruar këta të sëmurë.

Astma bronikale shfaqet në shumicën e rasteve që në fëmijëri dhe sipas bluzave të bardha ka rritje të numrit të pacientëve të vegjelët që po trajohen nga kjo sëmundje. Zonat urbane zënë përqindjen më të lartë të personave të krahsuar me zonat rurale ku një ndër shkaqet që ka ndikim është ndotja e ambientit.

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *