Home / Lajme / Maqedoni / Atentat mafioz në Vlorë: Vritet drejtori i OSHEE-së, Roland Saliu

Atentat mafioz në Vlorë: Vritet drejtori i OSHEE-së, Roland Saliu

Një person është qëlluar për vdekje dhe një tjetër është plagosur në një sulm me armë zjarri pasditen e së mërkurës. Ngjarja ndodhi në një lokal tek “Sheshi i Flamurit”, në qytetin bregdetar të Vlorës.

 

Korrespondenti i “ABC News” në Vlorë, Elton Nika, konfirmoi se i vrarë ka mbetur drejtori i OSHEE-së Vlorë, Roland Saliu, ndërsa i plagosur ka mbetur Erzen Hyseni, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja.

Nuk dihet nëse drejtori i OSHEE-së në Vlorë ka qenë shënjestra e atentatit apo u qëllua gabimisht. Deri tani, nuk ka informacionet që Roland Saliu të ketë patur konflikte të mundshme.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj.

Paraprakisht, dyshohet se shënjestër e sulmit ka qenë biznesmeni Hyseni.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *