Home / Lajme / Botë / Austria i ndalon me ligj mbajtjen e veshjeve që tërësisht e mbulon fytyrën

Austria i ndalon me ligj mbajtjen e veshjeve që tërësisht e mbulon fytyrën

Parlamenti austriak mbrëmë vonë miratoi një ligj me të cilin ndalohet mbajtja në publik e veshjes e cila tërësisht e mbulon fytyrën, siç janë burkat.

Dispozita është pjesë e ligjit më të gjerë integrues në të cilin Qeveria vazhdon të punojë edhe krahas mospajtimeve në koalicionin qeveritar, lajmëron DPA.

Nga tetori, mbajtja e veshjes që tërësisht e mbulon fytyrën në opinion do të dënohet me gjobë prej 150 eurove.

Ende nuk dihet sa persona do të mund të përballen me dënime për shkak të kësaj mase.

Me një pjesë tjetër të ligjit të ri ndalohet zgjerimi i Kur’anit dhe kërkohet nga të gjithë migrantët në Austri të kalojnë “vit integrues” në të cilin do të mësojnë gjuhën gjermane dhe rregullat etnike.

Ajo dispozitë është orientuar ndaj refugjatëve dhe azilkërkuesve për të cilët vlerësohet se kanë gjasa të mira të mbesin në Austri.

Nga aplikuesit me status të refugjatit gjithashtu të kryejnë punë të dobishme falas shoqërore. Secili që do ta refuzojë këtë do ta humbë ndihmën sociale.

Propozimi ka për qëllim t’i aftësojë migrantët ndaj tregut austriak të punës.

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *