Home / Lajme / Rajon / Autoritetet i kërkojnë policisë largimin e lypsarëve

Autoritetet i kërkojnë policisë largimin e lypsarëve

Këshilli Komunal i Sigurisë në Bashkësi ka debatuar situatën e sigurisë në Komunën e Prizrenit. Aspekt të veçantë ka nxjerrë atë të lypësve në Prizren, sidomos te Qendra Historike,

Kjo është theksuar si një shqetësim i ngritur. Madje anëtarët e këtij trupi, të enjten, janë dakorduar që t’i dërgohet një shkresë zyrtare Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme me kërkesën për adresimin e këtij problemi, që paraqet shqetësim për qytetarët dhe vizitorët e Prizrenit. Në të njëjtën kohë është theksuar nevoja që organet e rendit të angazhohen më me seriozitet në këtë drejtim.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, ka shprehur keqardhjen që çështja e lëmoshëkërkuesve po diskutohet për të disatën herë në KKSB dhe nuk po gjen zgjidhje.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *