Home / Lajme / Botë / Autoritetet në prefekturën japoneze Fukushima për të dytën ditë luftojnë me zjarrin pyjor

Autoritetet në prefekturën japoneze Fukushima për të dytën ditë luftojnë me zjarrin pyjor

Disa helikopterë dhe ushtarë të forcave japoneze për të dytën ditë me radhë nuk arrijnë ta shuajnë zjarrin pyjor, i cili është përhapur nëpër malet rreth qytetit Nami në prefekturën japoneze Fukushima, transmeton TASS.

Në shuarjen e zjarrit marrin pjesë tetë helikopterë. Mbi 40 orë ata hedhin ujë mbi drunjtë e përfshira nga zjarri, por akoma nuk arrijnë ta ndalojnë përhapjen e zjarrit. Puna e zjarrfikësve është vështirësuar për shkak të erës së fuqishme.

Zjarri është përhapur në rajonin, i cili ndodhet rreth dhjetëra kilometra CB “Fukushima-1”, ku para disa viteve ndodhi avari. Niveli i radiacionit atje mbetet më i lartë se normat, por për rrezik të karakterit të tillë nuk është kumtuar. Sipas autoriteteve, nuk është regjistruar rritje e nivelit të radiacionit.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *