Home / Lajme / Botë / Autoritetet turke arrestuan një iranian me pjesë të sistemit raketor kundër-tankeve

Autoritetet turke arrestuan një iranian me pjesë të sistemit raketor kundër-tankeve

Autoritetet turke arrestuan një shtetas iranian i cili ka tentuar të bart pjesë nga sistemi raketor kundërtankevе prodhimtari ruse, me siguri me qëllim që t’ia dorëzoj ndonjë organizate terroriste, transmeton BTA.

Drejtoria doganore dhe Ministria e Tregtisë dje njoftuan se mashkulli, i identifikuar vetëm me inicialet E.E., është arrestuar në portin Zongulldak të Detit të Zi, pasi doganierët e kanë bastisur kamionin e tij, i cili ka mbërritur me feribot nga Ukraina.

Ministria informon se sipas dokumenteve, kamioni ka transportuar pelena,  por në të janë gjetur “pjesët kryesore” të sistemit kundërtankeve prodhimtari ruse, e cila përdoret nga grupe paraushtarake, duke i përfshirë edhe kryengritësit kurdë dhe luftëtarët nga “Shteti Islamik”.

Autoritetet turke konsiderojnë se pjesët me siguri janë dërguar për rregullim, ndërsa iraniani duhej t’ia kthej organizatës terroriste e cila i përdor.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *