Home / Showbiz / Aventurat e Shakira me bashkëshortin e saj

Aventurat e Shakira me bashkëshortin e saj

Këngëtarja e njohur, Shakira ka publikuar klipin e projektit muzikor ‘Me Enamore’ në të cilin shfaqet duke bërë shumë aventura me bashkëshortin e saj, Pique.

Ajo ka treguar se kjo këngë është një dedikim për futbollistin, dhe tregon se sa e dashuruar është me të ndërsa kalojnë caste gazmore dhe romantike me njëri-tjetrin.

Ndër to është darka romantike e cila përfundon në zënkë me ushqimin, por përsëri gjithcka zgjidhet dhe ata flejnë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Tashmë prindër të dy fëmijëve, Shakira dhe Pique duket se e shijojnë jetën e tyre dhe arrijnë të shpërndajnë sa më shumë dashuri edhe për ata që i shikojnë.

Në klip shfaqen edhe një moment kur ata provojnë sportin ekstrem ‘skydiving’, që është hedhje nga helikopteri.

/oranews.tv/

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *