Home / Lajme / Botë / Avioni përplaset me një kamion në pistën e aeroportit, disa të plagosur (VIDEO)

Avioni përplaset me një kamion në pistën e aeroportit, disa të plagosur (VIDEO)

Një aeroplan u përplas në një kamion shërbimi në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Los Anxhelosit, duke bërë që automjeti të rrokullisej disa herë.

Tetë personat që ndodheshin  në kamion u plagosën rëndë dhe dy prej tyre janë në rrezik për jetën, raporton “RT”.

Përplasja ndodhi të shtunën pasdite pasi një aeroplan me 146 pasagjerë i “Aeromexico”, u ul në aeroportin ndërkombëtar të  Los Anxhelos.

Sapo u ul , aeroplani goditi aksidentalisht kamionin me krahun e djathtë, duke e rrokullisur në anën tjetër.

Departamenti i zjarrfikësve të Los Angeles (LAFD) tha në një deklaratë se përplasja nuk rezultoi me zjarr apo derdhje karburanti.

E vetmja pjesë e dëmtuar e avionit thuhet se është krahu me të cilin goditi kamionin.

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *