Home / Kuriozitete / Babai 80-vjeçar mëson se ka një djalë

Babai 80-vjeçar mëson se ka një djalë

 Michael Reed u rrit me dy prindërit e dashur adoptues. Ai kishte një edukim të shkëlqyeshëm, por ai gjithmonë ëndërronte të takonte babanë e tij biologjik. Në moshën 60-vjeçare, me gruan dhe dy fëmijë të tij, Michael më në fund u takua me të atin.

Babai biologjik i Michael, Dennis Fay, luftoi në Luftën Koreane. Pas shërbimit të tij ai pati një aventurë me një grua në Kaliforni. Kjo grua ishte nëna biologjike e Michael, shkruan

Dennis kurrë nuk e dinte se Michael kishte ekzistuar. Gruaja e dha fëmijën për adaptim pa i thënë Dennisit për shtatzëninë e saj. Së fundi, në moshën 80 vjeçare, mësoi për ekzistencën e Michaelit dhe madje e mori vendimin për ta takuar!

Michael kishte kërkuar të atin që kur ishte 12 vjeç dhe më në fund e përqafoi babanë e tij, e për të ishte një ëndërr e vërtetë. Pas viteve të kërkimeve të dështuara, teknologjia moderne e bëri zbulimin të mundshëm. Një test i ADN-së e lidhi Michael me familjen e tij biologjike. “Kam gjetur kushëriren e babait tim dhe ajo më informoi se kush mund të jetë babai im”, shpjegoi Michael.

Dy familje u bënë njëri ndërsa u takuan në Aeroportin Ndërkombëtar të Solt-Lejkut. Ish fëmija i vetëm tani kishte shtatë vëllezër e dy motra. Dennis nuk mund të ishte më i lumtur të bashkohej me djalin e tij. “Kjo është ndoshta dita më e rëndësishme e jetës sime dhe unë jam krenar për të.”, ka thënë ai

Për Michael, bashkimi me Dennis nënkuptonte fundin e një kërkimi të përjetshëm. “Kërkimi i babait për ju mund të jetë mit, legjendë dhe histori – nga ‘Star Wars’ në mitologjinë e lashtë … por kërkimi im ishte i gjatë dhe i vërtetë.”

Të dy familjet janë edhe më të mëdha dhe madje edhe më të lumtur. Kjo histori e ngrohjes së zemrës nxjerr në pah vlerën e dashurisë. Nuk është kurrë vonë për të gjetur një fund të lumtur.

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *