Home / Lajme / Rajon / Bajram Rexhepi ende në komë

Bajram Rexhepi ende në komë

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, vazhdon të mbetet në komë. Këtë për ‘Indeksonline’ e ka konfirmuar zv/ministri i Shëndetësisë, Kadir Hyseini.

Ky i fundit në një prononcim për ‘Indeksonline’, ka thënë se herë pas here po tentohet që të zgjohet nga koma.

“Shërbimi shëndetësor është në nivel. Po bëhet gjithçka që është e mundur që të përmirësohet. Sipas informatave që kam ai është ende në komë. Herë pas here po tentojnë me e zgju. Te shohim tash. Atje është familja e tij”, ka thënë Hyseini.

Tutje, merret vesh qe Hyseini është angazhuar shumë që të kompletohet dokumentacioni dhe të mundësohet që Rexhepi të dërgohet në një nga spitalet në Turqi.

Ish-kryeministri dhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka pësuar sulm në tru rreth tri javë më parë.

Ai për disa ditë ka qëndruar nën kujdesin intensiv në QKUK.

Ambasada turke ka hequr shpenzimet për dërgimin e Rexhepit për shërim në Turqi.

E zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla ka thënë për Indeksonline se për rastet kur ndonjë pacient duhet të shkoj për trajtim jashtë vendit, secila klinikë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka një konsilium të mjekëve në përbërje të 3 anëtarëve që nënshkruajnë në një  formularë për pacientët në rastet kur rekomandohet shërimi jashtë institucioneve publike shëndetësor dhe i njëjti formularë nënshkruhet nga drejtori i klinikës përkatëse.

“Shumica e sëmundjeve trajtohen brenda klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, përjashtuar rastet e rënda të lëmisë hemato-onkologjisë. Po ashtu dhe të transplantove të ndryshme t organeve për shkak të mungesës së legjislacionit. Po ashtu, së fundmi është reduktuar dukshëm referimi i rasteve kardiokirurgjike dhe kardiologjisë invazive, meqë kardiologjia invazive po punon nga 12 orë në ditë, përderisa edhe kardiokirurgjia ka shtuar numrin e të operuarve”, ka theksuar Qyqalla.

Sipas saj, në këto dy fusha, ende nuk po arrihet të mbulohet 24 orë për shkak të limiteve në kuadro dhe atyre buxhetore, por dukshëm ka rënë numri  i të referuarve.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *