Home / Kryesoret / Ballistët bojkotojnë finalen e Kupës – (VIDEO)

Ballistët bojkotojnë finalen e Kupës – (VIDEO)

Grupi i tifozëve të Shkëndijës “Ballistët” përmes një komunikate në faqen e tyre zyrtare në “facebook” kanë njoftuar se do të bojkotojnë finalen e Kupës së Maqedonisë kundër Pelisterit, që në program është me datë 17 maj.Arsyeja për një bojkot të tillë është vendimi i FFM-së që skuadrave finaliste të ju ndahen vetëm nga 300 bileta. Kërkesa e tyre është që të respektohen kriteret bazë të finaleve në kuadër të kompeticioneve ndërkombëtare!

Me këmbëngulsi kërkojmë hisen që na takon dhe në qoftë se kryesia e Shkëndijës nuk reagon dhe i siguron numrin e biletave që i takojnë vetë klubit dhe neve, e themi me zemër të thyer se NUK DO JEMI PJESË E FINALES!Nuk kemi lejuar dhe nuk do lejojmë që të nëpërkëmbet dinjiteti i Shqiptarëve, Shkëndijës apo Ballistëve! Shqiptarët janë popull KRENAR DHE DINJITOZ!Kryesia e Shkëndijës duhet ta kuptojë nje herë e përgjithmonë, se ffm-ja duhet të jetë në shërbim të klubeve, e jo e kundërta! Thuhet në komunikatën e Ballistëve.

Rregull i caktuar nga UEFA dhe FIFA, është që në finalet e kompeticioneve ndërkombëtare, finalistëve ju takojnë nga 30% të biletave, ndërsa 40% tjetër nxirret në shitje për publikun neutral. Bazuar në këto të dhëna, i bie që Shkëndijës në këtë rast ti takojnë 1950 bileta, nga kapaciteti i përgjithshëm i stadiumit “Mladost” në Strumicë që ka 6500 ulëse. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Stanishev: Maqedonisë i duhen reforma urgjente

Ish-kryeministri bullgar, Sergei Stanishev, ka marrë pjesë në kongresin e 22-të të LSDM-së. Në fjalimin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *