Home / Kryesoret / Ballistët nisen për në Strumicë, presin fitore – (VIDEO)

Ballistët nisen për në Strumicë, presin fitore – (VIDEO)

Tifozët e ekipit të Shkëndijës Ballistët sot në mesditë janë nisur nga Tetova për në Strumicë për t`i dhënë përkrahje ekipit të tyre në finalen e kupës së Maqedonisë kundër Pelisterit. Rreh 300 ballistë  aq sa federata u kishte ndarë bileta për këtë ndeshje udhëtojnë me shpresë se ekipi i tyre do të kthehet në Tetovë me trofeun e kupës. Ballistët për Televizionin Koha janë shprehur se edhe pse është bërë një padrejtësi lidhur me biletat megjithatë ata do të shkojnë për të përkrahur ekipine  tyre të zemrës.

Edhe pse nëpër rrjetet sociale tashmë përflitet se grupe të ndryshme të maqedonasve organizohen për të udhëtuar për në Strumicë dhe për të shkaktuar incident, megjithatë Ballistët thonë se i vetmi qëllim i tyre është që të përkrahin ekipin e tyre.

Ata presin që Shkëndija të kthehet në Tetovë me titulline  kupës së Maqedonisë njejtë si vitin e kaluar. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

UNICEF: Investim në sistem efikas për mbrojtje sociale të fëmijëve të varfër

Qeveritë nga rajoni të investojnë në sistem më përkatës të mbrojtjes sociale të fëmijëve, kërkuan …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *