Home / Sport / Ballisti “Number One”, me letër publike Lazim Destanit

Ballisti “Number One”, me letër publike Lazim Destanit

Klubi Futbollistik Shkëndija ka ekzistuar, ekziston dhe do ekzistojë përjetësisht! Kështu e ka nisur shkrimin e tij kapoja e “Ballistëve”, Krenar Osmani në profilin e tij në “facebook” dedikuar numrit një të Shkëndijës, Lazim Destani.

Ky i fundit gjatë ditës së sotme kishte reaguar me ndodhitë e fundit te klubi i Shkëndijës, të cilin po e udhëheq me shumë sukses dy vite me rradhë.

Nisur nga ky fakt, por edhe frika se Shkëndija mund të humb një sponzor të fuqishëm, siç është “Ecolog”, numri një i “Ballistëve” ka kërkuar nga familja Destani që të qëndrojë pranë Shkëndijës deri në fund, duke pasur parasysh se kjo familje e nderuar nuk njeh fjalët HUMBJE DHE ZBRAPSJE, as si dukuri por as si fjalë vokabulari!

“Klubi Futbollistik Shkëndija ka ekzistuar, ekziston dhe do ekzistojë përjetësisht!

Ajo është dritë në sytë e çdo Tetovari, por besoj edhe të çdo Shqiptari (për të cilën është derdhur gjak dhe është vuajtut burg), dhe gjemb e kripë në sytë e çdo shkjau! Mu për këtë shkak edhe shteti sllav në vitet 80, e shuajti me dhunë veprimtarinë e “klubeve sportive Shkëndija”.

Por si çdo iniciativë e shëndoshë Kombëtare që burimin dhe fuqinë e ka nga populli, ajo në vitin 91 u ringrit si feniks nga hiri, dhe u shëndrua në yll ndriçues për të gjithë! Ajo ka qenë, është dhe do jetë krenaria Shqiptare!

Para 4 viteve ishim në vështirësi enorme, pasi që Klubi ngeli pa sponzor dhe kryesi 2 javë para fillimit të kampionatit, dhe rrezikonim rëzimin në kategoritë inferiore shkaku i financave.

Atëherë BALLISTËT e filluam kampanjën ECOLOG THUAJ PO, si shpëtim i vetëm për SHKËNDIJËN! Dhe jemi shumë krenarë për atë nismë dhe kampanjë, dhe njëkohësisht u jemi shumë MIRËNJOHËS juve z.LAZIM DESTANI dhe z.NAZIF DESTANI për përgjigjen pozitive, dhe marrjen në pronësi të KF Shkëndija.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *