Home / Lajme / Maqedoni / Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë alarmon për paratë virtuale si ajo e bitkoin

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë alarmon për paratë virtuale si ajo e bitkoin

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë (BPRM) njofton se sipas rregulloreve të shtetit, nuk lejohen personat fizik e as juridik që të investojnë në valuta virtuale apo kriptovaluta,

 

BPRM-ja bën të ditur se nuk lejohet as hapja e xhirollogarive dhe blerja e letrave me vlerë dhe instrumenteve finaciare derivative jashtë vendit, përveç përjashtimeve të shkruara.

Reagimi vjen pas njoftimeve për kurse falas virtuale për bitkoin dhe mënyrën e tregtimit me këtë (kripto)valutë digjitale, duke shtuar se këto valuta kanë marrë hov në nivel botëror, por pa u bërë të ditur rreziqet që pasojnë, edhe pse bitkoin është pranuar në disa vende.

Vlera e këtyre valutave rritet varësisht nga kërkesa, por edhe tregu është jostabil.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *