Home / Showbiz / Barack Obama nuk është aq i ndershëm sa e mendonim/Zbulohet tradhëtia e tij ndaj bashkëshortes

Barack Obama nuk është aq i ndershëm sa e mendonim/Zbulohet tradhëtia e tij ndaj bashkëshortes

Nëse ka një president që ia ka dalë të jetojë në transparencë të plotë gjatë viteve të tij në pushtet, ai është Barack Obama. Presidenti i parë me ngjyrë dhe familja e tij i kanë shpëtuar çdo lloj skandali të mundshëm. Por ka një gjë që na i kishte fshehur. Në librin e ri biografik “Një yll në ngritje: krijimi i Barack Obama-s”, autori David J. Garrow zbulon një ish-të dashur të tij, me të cilën nuk ka pasur thjesht një flirt. Me sa duket, kjo marrëdhënie ishte kaq e rëndësishme, sa Barack edhe i ka propozuar për martesë.

Sheila Miyoshi Jager tregon kohën kur jetonin së bashku në Chicago, periudhë në të cilën ishin njohur me prindërit e njëri-tjetrit. Por propozimi për martesë u refuzua, sepse nëna e Sheilës mendonte se 23- vjeçarja ishte shumë e re për të nisur një angazhim të tillë. Megjithatë, ajo që i ndau ishte diçka tjetër. Ambicia e Barack-ut për t’u bërë president ishte diçka që ajo e kishte nuhatur që në fillim dhe një hap të cilin nuk e arrinte dot.

Lidhja s’përfundoi këtu. Në vitin 1990-1991, ata u takuan sërish, kur Obama tashmë kishte njohur Michelle-n. Vazhduan të takoheshin për një vit, edhe pse presidenti i ardhshëm ishte i lidhur. Takimet u rralluan gradualisht dhe e vetmja gjë që shkëmbenin më pas ishin letrat.

Libri biografik përbëhet nga 1460 faqe dhe fokusi i tij nuk janë marrrëdhëniet e ish-presidentit, por jeta e tij profesionale. Megjithëse, ato mbeten pjesa më interesante e  tij…/Anabel

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *