Home / Lajme / Rajon / Basha kërcënon çdo trafikant droge: Në Republikën e Re do t’ju asgjësojmë!

Basha kërcënon çdo trafikant droge: Në Republikën e Re do t’ju asgjësojmë!

Në ditën e 80-të të protestës, Kreu i PD-së Lulzim Basha ka ashpërsuar tonet, duke thënë se çdo person që helmon rininë shqiptare përmes drogës do të shfaroset.

Nëse Basha e ka patur këtë paralajmërim në mënyrë literale apo metaforike, këtë e vërteton kur tha se trafikantët do të trajtohen ashtu siç trajtohen kriminelët që i drejtojnë armën policisë së shtetit.

Kjo është hera e parë që nga çadra e opozitës vjen një “kërcënim” i tillë i hapur, që të kujton një politikë që po aplikohet në botë, atë të Presidentit të Filipineve, Duterte.

“Kush do kapet duke shitur ose duke ofruar drogë fëmijëve shqiptarë e pret burgu  i gjatë dhe i vështirë. Ndaj të gjithë atyre që merren me drogë, ju bëj thirrje hiqni dorë, do donit të duronit litarin në fyt me atë që do t’ju bëjmë nëse do vazhdoni të helmoni fëmijët tanë.

E zeza do t’ju pijë, do tju shfarosim! Policia e republikës së re do të autorizohet të ndërmarrë të gjitha veprimet në flagrancë për të trajtuar cdo person që shtrin drogën drejt fëmijëve njësoj sikur shtrin pistoletën drejt policit… do t’ju asgjësojmë”!-tha Basha.

Basha ka shtuar gjithashtu se ditën e shtunë në protestën që PD do të zhvillojë në Tiranë, do të institucionalizohet Republika e Re.

“Me 13 maj marshojmë për të bërë realitet republikën e re të qytetarëve shqiptarë!”-tha Basha.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *