Home / Kryesoret / BDI dhe LSDM janë marrë vesh për formimin e Qeverisë

BDI dhe LSDM janë marrë vesh për formimin e Qeverisë

Në takimin që e patën sot pasdite liderët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Lidhjes Socialdemokrate, Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev, është biseduar për përbërjen e Qeverisë së re dhe për zgjidhjet kadrovike të propozuara nga BDI-ja, raporton plusinfo.mk duke iu referuar burimeve partiake.

Siç transmeton Gazeta Express, bisedimet kanë kaluar pa kurrfarë problemesh dhe është konfirmuar se BDI dhe LSDM kanë arritur marrëveshje për formimin e Qeverisë së re.

Në takim është biseduar që sa më shpejt të thirret mbledhja e Kuvendit për t’u miratuar ligjet e rëndësishme reformuese dhe për t’u vazhduar mandati i pushtetit lokal.

I pyetur nëse pret reagime nga LSDM-ja për propozimet kadrovike, lideri i BDI-së tha se mandatari ka mundësi që në çdo moment t’i shqyrtojë ato zgjidhje, prapa të cilave qëndron partia.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *