Home / Lajme / Maqedoni / BDI numrat, kurse Besa siguron stabilitetin e Qeverisë, thotë Zejdi i Besës

BDI numrat, kurse Besa siguron stabilitetin e Qeverisë, thotë Zejdi i Besës

bMbrëmë në emisionin debatues ‘Click plus’ në Tv21 të ftuar për të debatuar kanë qenë Artan Grubi nga BDI dhe Skender Rexhepi – Zejd nga Lëvizja Besa.

Në këtë debat është diskutuar për prioritetet dhe përbërjen e re të Qeverisë me mandatar Zoran Zaev, bisedimet që bëhen mes partive politike për të cilat thuhet se janë nga fundi.

Sipas Zejdit, e rëndësishme është se BDI kësaj Qeverie i siguron numrat, ndërsa Besa i krijon stabilitet.

“Duke pasur parasysh numrat është një e keqe e domosdoshme BDI i krijon numrat qeverisë së ardhshme, ndërsa Besa stabilitetin mund të arrihet një marrëveshje e tillë, Besa është pjesë e shumicës parlamentare me faktin që është mundësuar zgjedhja e Talat Xhaferit se mungesa e deputetëve tanë do ishte e pamundur kalimin në pikën e zgjedhjes së kryeparlamentarit, në momentin që do arrijmë parimet dhe pikat tona që të jenë pjesë e programit qeveritarë ndryshe nuk do kishte peshë numri i posteve”, thekson kështu Rexhepi nga Besa.

Sipas tij, Besa do të kërkojë rikonfigurim të ligjeve të cilat janë në dëm të shqiptarëve dhe se si parti nuk tërhiqen nga kërkesat dhe parimet e tyre.

“Pa një ridefinim të shëndoshë nuk mund të jemi pjesë e qeverisjes së ardhshme, nuk kërkojmë ridefinim të 2/3 të votave por zbardhje të rasteve të montuara, të ligjeve, ndarjen e buxhetit dhe një qeverisje reformatore të ngërthejë gjithçka që nuk ka qenë pjesë e qeverisjes së kaluar, ne kërkesat tona ndaj mandatarit e kemi bërë dhe nuk tërhiqemi nga kërkesat e deklaratës nëse BDI vazhdon me njerëz të ngjashëm Besa do e konsiderojë një e keqe e së ardhmes ne kemi pritur që BDI të reflektojë reforma dhe do ofrojë kuadro jo të inkriminuar”, ka thënë kështu Rexhepi lidhur me kuadrot të cilat përfliten nga BDI për postet ministrore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *