Home / Lajme / Maqedoni / “BDI paturpësisht provokon qytetarët me emrat e ministrave të rinj që propozoi”

“BDI paturpësisht provokon qytetarët me emrat e ministrave të rinj që propozoi”

Kuadrot e propozuara për ministra në Qeverinë e re të Maqedonisë, nuk janë zgjidhjet më të mira me të cilat ka dalë BDI-ja, komentojnë analistët politik për Alsat M.

Siç transmeton Gazeta Express, ish-ministri i financave Xhevdet Hajredini vlerëson se kriteri i vetëm sipas të cilit udhëhiqet BDI-ja gjatë përzgjedhjes së përfaqësuesve të saj në qeveri është dëgjueshmëria partiake.

Maqedonia ka nevojë për qeveri që do i kënaqë nevojat e qytetarëve, e jo të partive, vlerëson Xhabir Deralla nga organizata joqeveritare “Civil”.

“Ajo që BDI ofron kuadro të vjetër në një pjesë të saj është provokim i paturpshëm ndaj qytetarëve. Nëse keni parti e cila nuk mundet të dalë nga rrethi i ngushtë, rrethi i fuqisë, ajo as që dëshiron ti ofroj kapacitete e saja, ndërkohë që e dimë se ajo vërtetë ka kapacitete të mira dhe të nevojshme për këtë shtet, pavarësisht nga cila parti apo nga cila bashkësi etnike vijnë. Kjo do të thotë se kjo parti edhe më tej vazhdon me këngën e vjetër” tha Deralla

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *