Home / Lajme / Rajon / BE ka mundur të parandalojë dhunën në Maqedoni, Gruevski është opozitë

BE ka mundur të parandalojë dhunën në Maqedoni, Gruevski është opozitë

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek,  duke komentuar krizën politike dhe ngjarjet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë për agjencinë austriake APA, ka thënë se është e gjatë lista e mëkateve të BE-së ndaj Maqedonisë,

Mes tjerash ajo ka theksuar mungesën e perspektivës së qartë të BE e cila, sipas saj, do të kishte pas mundësi të parandalojë eskalimin e politikës nacionaliste të Gruevskit. Ajo ka kërkuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së dhe komesari për zgjerim mbështetje më aktive për formim të Qeverisë së re.

“Shefja e diplomacisë së BE-së Federika Mogerini dhe nga eurokomesari për zgjerim Johanes Han të mbështesin në mënyrë aktive formimin e Qeverisë së re, ndërsa Gruevskit dhe partisë së tij t’ua bëjnë qartë me dije se duhet ta pranojnë rolin e opozitës. Përkrah kësaj, BE duhet të rris angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor, ndërsa procesin e zgjerimit ta pozicionojnë si shtyllë kryesore të stabilitetit në rajon”, thotë Ulrike Lunaçek.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *