Home / Lajme / Maqedoni / Bejta në Turqi për zyrtarizimin e iniciativës për binjakëzimin me Komunën Eyup të Stambollit

Bejta në Turqi për zyrtarizimin e iniciativës për binjakëzimin me Komunën Eyup të Stambollit

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, sot gjatë vizitës zyrtare në Turqi, ka realizuar takim me kryetarin e Komunës Eyup të Stambollit, Remzi Aydin,

 

Siç citohet në njoftimin zyrtar, mes të tjerash është biseduar për zyrtarizimin e iniciativës për binjakëzimin e dy Komunave si dhe realizimin e projektit për kanalizimin e ujërave të zeza në fshatin Banjicë, njofton AIM.

Brenda kohës, Këshillat komunale të dy Komunave do të zyrtarizojnë procesin e binjakëzimit dhe e njëjta do të konkretizohet me një ceremoni solemne.

Bejta përgëzoi autoritetet turke për zhvillimin ekonomik dhe njëkohësisht jetës kulturore si dy komponentë të ndërthura mes veti dhe që rezultuan me përparim të gjithanshëm.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *