Home / Kryesoret / Bejta: Qeveria reformatore, shpresë për gjeneratat e reja

Bejta: Qeveria reformatore, shpresë për gjeneratat e reja

Kryesia e BDI-së dega në Gostivar, ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e radhës ku janë diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend. Nënkryetar i BDI-së, Nevzat Bejta njoftoi anëtarët e kryesisë mbi ecurinë e formimit të qeverisë së re reformuese.

 

Me këtë rast, kryetari Nevzat Bejta shprehu bindjen që qeveria reformatore shumë shpejt do të fillon punën, dhe se inkuadrimi në NATO dhe BE do të jetë vetëm çështje kohe.

“Vetëm kështu, ne sigurojmë të ardhmen e sigurte për gjeneratat e reja, që ata ta shohin vendlindjen si vendin me perspektivë për jetën e tyre”, tha mes tjerash Bejta.

Gjatë mbledhjes, ishte konstatim i përbashkët që sfida e radhës e degës së Gostivarit do të jetë mbajtja e zgjedhjeve lokale.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *