Home / Kuriozitete / Bën të pamundurën për të mos ngelur shtatzënë, fëmija i saj lind me kontraceptivin në dorë

Bën të pamundurën për të mos ngelur shtatzënë, fëmija i saj lind me kontraceptivin në dorë

Ai ka ardhur në botë duke mbajtur në dorë kontraceptivin e të ëmës, i cili do të duhej të evitonte ngjizjen e të voglit.

Fotoja e bërë nga Lucy Hellein në Texas, është bërë virale brenda shumë pak kohe dhe tashmë ka bërë xhiron e botës.

Djali i saj, i vogli Dexter, ka ardhur në jetë pavarësisht përpjekjeve të gruas për të mos ngelur shtatzënë.

Ajo kishte vendosur edhe një spirale për të evituar lindjen e fëmijëve të tjerë.

Fotoja është shpërndarë në Facebook me mbishkrimin “Spiralja dështoi” dhe me fytyrën e shtrembëruar të fëmijës, i cili duket se është një luftëtar i vërtetë. Imazhi është shpërndarë shumë herë në rrjet.

Gruaja ka lindur me operacion cezarian dhe gjatë lindjes mjekët i kanë hequr asaj edhe spiralen, e cila ishte zhvendosur pas placentës gjatë lindjes.

Rasti i Lucy është shumë i rrallë, por jo i pamundur.

Edhe pse ishte një fëmijë që nuk ishte planifikuar, ardhja e tij në jetë i solli shumë gëzim familjarëve.

Gjithashtu lexo

Me këtë aksident që i ka ndodhur këtij burri me skuter – nuk di njeriu a duhet të qeshë, apo t’i vije keq (Video)

Ditë më parë është publikuar një video ku shihet një burrë i cili vet-aksidentohet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *