Home / Lajme / Maqedoni / Beogradi i shqetësuar për zbulimin e rolit të tij në dhunën e 27 prillit, qorton ambasadoren maqedonase

Beogradi i shqetësuar për zbulimin e rolit të tij në dhunën e 27 prillit, qorton ambasadoren maqedonase

Ministria serbe e Punëve të Jashtme e ka thirrur ambasadoren e Maqedonisë Vera Jovanovska Tipko që të japë sqarim për ngjarjet e fundit në Shkup, kumtoi edicioni elektronik i gazetës “Veçernje novosti”.

Një nga temat kyçe është publikimi i regjistrimeve zanore nga bisedat e përgjuara mes liderit të Partisë Demokratike të Serbisë në Maqedoni, Ivan Stoilkoviq, deputetit dhe gazetarit serb Mirosllav Lazanski dhe nëpunësit të Agjencisë serbe të Sigurisë dhe Kundërzbulimit – BIA – në ambasadën serbe në Shkup, Goran Zhivaleviq, shkruan gazeta.

Më herët revoltën e veet për publikimin e bisevae telefonike mes agjetit të BIA-s dhe liderit të partisë serbe në Maqedoni, e shprehu edhe kryeministri në largim dhe presidenti i ardhshëm i Srebisë Aleksandar Vuçiq.

Gazeta Lajm njofton se në këto biseda u zbuluan planet për destabilizimin e Maqedonisë dhe shkaktimin e incidenteve ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *