Home / Lajme / Botë / Berlin: Çeçenët dhe maqedonasit qëllojnë me breshëri plumbash lokalin e shqiptarit, arrestohen (VIDEO)

Berlin: Çeçenët dhe maqedonasit qëllojnë me breshëri plumbash lokalin e shqiptarit, arrestohen (VIDEO)

Të mërkurën në mbrëmje në lagjen e kryeqytetit gjerman Berlin-Wedding disa persona kanë qëlluar me breshëri armësh në drejtim të një lokali, i cili përpara një viti ishte marrë në pronësi nga një shqiptar. Megjithatë policia i arrestoi të dyshuarit menjëherë pas ngjarjes, shkruan bz-berlin.de.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 201.5 në rrugën Groninger të Wedding,” përcjell botasot.info. “Përkundër tentimit të arratisjes, policia i arrestoi mënjeherë të dyshuarit.”

Arrestimi i lehtë ndodhi për shkak të dëshmitarëve që mbanin mend shifrat e targës nga ku ndodhi sulmi.

Pesë të dyshuarit janë të moshave 17 deri 30 vjet, ndërsa njëri sosh u lirua të enjten në mëngjes. Katër tjerët janë nga Çeçenia dhe Maqedonia.

Hetimet vijojnë ndërsa edhe në këto momente lokali është i mbyllur.

Gjithashtu lexo

Për shkak të një gabimi njerëzor pa energji elektrike kanë mbetur pothuajse shtatë milionë amvisëri në Tajvan

Gabimi njerëzor ka lënë pa energji elektrike kompani dhe ndërtesa banesore, duke i lënë në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *