Home / Lajme / Maqedoni / Berlini zyrtar: Ivanovi duhej kohë më parë ta sillte këtë vendim

Berlini zyrtar: Ivanovi duhej kohë më parë ta sillte këtë vendim

“Mirë është që presidenti Ivanov lëshoi pe dhe ndaloi të bllokojë formimin e qeverisë së re. Ky vendim duhej të sillej kohë më parë, i cili reflekton rezultatin e zgjedhjeve të dhjetorit në 2016 në vend”, thuhet në deklaratën e ministrit gjerman për punë të jashtme, pasi presidenti Gjorge Ivanov vendosi të mandatojë kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, për formimin e qeverisë së re,

 

Berlini zyrtar thekson se është bërë hapi i parë i rëndësishëm për tejkalimin e krizës, ndërsa tani sipas tyre, në radhë janë të gjithë aktorët politik në Shkup të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive.

Nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë gjithashtu paralajmërojnë që politikanët në Maqedoni të ndalojnë me intrigat dhe bllokadat dhe të ju shërbejnë interesave të qytetarëve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *