Home / Showbiz / Bes Kallaku vë me “shpatulla pas muri” Mamaqin…e ndihmon edhe Ilir Meta! (Video)

Bes Kallaku vë me “shpatulla pas muri” Mamaqin…e ndihmon edhe Ilir Meta! (Video)

Aktori i humorit Bes Kallaku ka publikuar në rrjete sociale një video në të cilën i bën thirrje komedianit Ermal Mamaqi që do të mbajë fjalën e dhënë ndaj personazhit “Ardi Daullxhiu”.

Kallaku së bashku me personazhin që ka marrë famë nga emisioni “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit, i kanë kujtuar Ermalit premtimin që ai ka bërë disa kohë më parë duke thënë se nëse Ardi do të martohej do ti organizonte dasmën.

Ardit nuk ka kërkuar dasmë këtë herë por vetëm që të vishet nusja e tij me vello dhe ai me kostum dhe më pas t’i organizojë një surprizë në emisionin “E diela shqiptare”, përmes “kam një mesazh për ty”. Pasi i kujtuan këtë fakt Ermalit, Kallaku u shpreh se nëse do ta mbante premtimin, do të realizonte vetë aktori.

Por surpriza në këtë video ka qenë edhe prania e Presidentit të zgjedhur Ilir Meta, i cili ka thënë Ermalit se ky ishte një shans për të duke cituar sloganin e Partisë Socialiste për Integrim. Video është shpërndarë edhe nga zëvendës kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Pritet për t’u parë cila do të jetë përgjigjia e komedianit.

Gjithashtu lexo

Përkujtohet 40 vjetori i vdekjes së Elvis Presleyt

Elvis Presley lindi në vitin 1935 dhe e nisi karrierën e tij artistike që në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *