Home / Lajme / Maqedoni / Bie numri i aksidenteve dhe vdekjeve në vendin e punës

Bie numri i aksidenteve dhe vdekjeve në vendin e punës

Punëdhënësit gjithnjë e më shumë po investojnë dhe e respektojnë Ligjin për mbrojtje gjatë punës, por ende duhet të veprohet në ngritje të vetëdijes për zbatimin e tij. Siç u tha në seminarin tre ditor për mbrojtje gjatë punës në Kavadar, vitin e kaluar në Maqedoni janë regjistruar 10 raste të vdekjeve dhe 94 lëndime në vendin e punës që është më pak se në vitin 2015.

Sipas Miko Vasilovit, këshilltar për mbikëqyrje inspektuese dhe inspektor në departamentin rajonal të Inspektoratit Shtetëro të Punës, kontrollet e përditshme për konfirmimin e masave të sigurisë gjatë punës kontribuan për uljen e numrit të aksidenteve.

Adrijana Zafirovska, nga Shoqata për mbrojtje gjatë punës e cila organizoi seminarin, tha se qëllim themelor është përsosmëria profesionale dhe edukimi i vazhdueshëm i personave gjatë punës, por edhe të faktorëve tjerë të cilët veprojnë në atë fushë.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *