Home / Lajme / Maqedoni / Bilall Kasami takoi Ambasadorin e BE-së, z. Samuel Zhbogar

Bilall Kasami takoi Ambasadorin e BE-së, z. Samuel Zhbogar

Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, z. Bilall Kasami u takua me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, z. Samuel Zhbogar. Në këtë takim miqësor u diskutua për aktualitetet politike dhe sfidat me të cilat është duke u përballur Maqedonia në rrugën e saj euro – atlantike.

Kasami e njoftoi z. Zbogar edhe me angazhimin dhe përkushtimin e Lëvizjes BESA që Maqedonia në radhë të parë të jetë shtet i barabartë për të gjithë, dhe si e tillë të jetë anëtare e denjë për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane.

Lëvizja BESA e ka informuar z. Zhbogar se kërkesa e Gjorgje Ivanov, që të ketë garanca me shkrim nga LSDM-ja dhe partitë shqiptare nënshkruese të Deklaratës së Përbashkët, krijon një praktik të rrezikshme për funksionimin e shtetit dhe në veçanti për avancimin e mëtutjeshëm të të drejtave etnike të shqiptarëve.

 

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *