Home / Lajme / Kronika e zezë / Bomba vret 13 persona në Afganistan

Bomba vret 13 persona në Afganistan

Të paktën 13 persona janë vrarë nga një sulm vetëvrasës në qytetin lindor të Khostit derisa në mesin e të plagosurve ishin edhe fdy fëmijë.

Sulmuesi kishte në shënjestër automjetet e policisë në qendër të Khostit derisa deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësi, edhe pse talebanët dhe grupi i njohur si Shteti Islamik do të jenë të dyshuarit kryesorë.

Bombardimet kanë ndodhur në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, transmeton Klan Kosova.

Kohët e fundit ka pasur rritje të dhunës në disa pjesë të Afganistanit – shumë prej të cilave përfshin talebanët.

Të premten të paktën 15 ushtarë u vranë në një sulm nga talebanët në një bazë ushtarake në provincën Kandahar.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *