Home / Kryesoret / Boshkovski: Deputeti aktual i OBRM-PDUKM-së lutet ta pranojmë në parti

Boshkovski: Deputeti aktual i OBRM-PDUKM-së lutet ta pranojmë në parti

Njëri nga udhëheqësit e OBRM-Popullore, Ljube Boshkovski në intervistë për TV21, tha se në partinë e tij nuk pranojnë persona të infektuar me “gruevizmin” duke zbuluar se deputeti aktual i OBRM-PDUKM-së lutet të kalojë në koalicionin e Boshkovskit, Georgievskit dhe Angellovit. Ai potencoi se qëllimi i tyre nuk ka qenë të afrojnë anëtarë që vazhdimisht i kanë dhënë mbështetje ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

 

“Nuk mund të pranojmë person në partinë tonë i cili është i infektuar me “gruevizmin”. Nuk është qëllimi të fitojmë 2-3 parlamentarë, ndërsa partia ose koalicioni të barazohet me OBRM-PDUKM-në. Nuk është qëllimi të afrojë anëtarë që vazhdimisht i japin mbështetje të parezervë Gruevskit. Të gjithë të tjerët mund të vijnë dhe do të mbrohen nga çfarëdo revanshizmi”, deklaroi Boshkovski.

Sipas tij, OBRM-PDUKM-ja është punë e kryer.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *