Home / Lajme / Kronika e zezë / Burri reh gruan, ajo e paraqet në polici – (VIDEO)

Burri reh gruan, ajo e paraqet në polici – (VIDEO)

34 vjeçarja R.S nga fshati Trebosh të enjten në mbrëmje rreth orës 21:30 minuta ka dneoncuar dhunë që e ka ushtruar burri i saj M.A 33 vjeçar. Poashtu ajo ka kërkuar ndjekje penale. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 kur burri e ka goditur me shuplaka në fytyrë, e ka tërhequr për flokët dhe më pas e ka shtyrë në mburrojën e oborrit, ndërsa sulmit i ka paraprirë një zënkë verbale mes tyre. Me lëndimet dhe gjakosje në fytyrë, R.S ka ikur dhe është mbyllur në banjë, ndërsa M.A është larguar nga shtëpia. Pak kohë më vonë ai është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor dhe pas bisedës është lëshuar. Janë marrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *