Home / Lajme / Rajon / Bushati: Lobi antishqiptar u pagua nga llogaria që mbrojti Gruevskin

Bushati: Lobi antishqiptar u pagua nga llogaria që mbrojti Gruevskin

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, ka bërë mbrëmë një deklaratë të fortë në emisionin Top Story.

Kryediplomati shqiptar, pa dhënë shumë detaje, deklaroi se “në ditët e ardhshme do të publikohen fakte, që bëjnë të ditur se paratë për lobistë në SHBA kundër Shqipërisë, janë paguar nga e njëjta llogari bankare që u bë për të mbrojtur Nikolla Gruevskin”.

 Bushati nuk dha më shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë dhe kush e ka paguar lobin në fjalë kundër Shqipërisë.

Por deputeti shqiptar nga radhët e LSDM-së në Parlamentin e Maqedonisë, Muhamed Zekiri pohon një tjetër fakt. Sipas tij, “të gjitha qëndrimet e Lulzim Bashës në Shqipëri kanë qenë thuajse të sinkronizuara me Nikolla Gruevskin“.

Zekiri heq paralele mes situatës në Shqipëri dhe asaj në Maqedoni në funksion të destabilizimit.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *