Home / Lajme / Maqedoni / Carovska: Do të vendosim punonjës social familjar

Carovska: Do të vendosim punonjës social familjar

Kryetarja e Komisionit për punë dhe politikë sociale të LSDM-së Milla Carovska sot informon se parashikojnë ndryshme dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje sociale me të cilin do të vendoset punëtor social familjar . Kjo, siç sqaroi, do të thotë persona profesionist, punonjës social do të jenë në terren afër qytetarëve, të punojnë në intervenimin, parandalimin, këshillimin, orientimin dhe zgjidhjen e përbashkët të problemeve sociale.

Në fazën e parë është paraparë punësim i 60-të punonjësve të ri social, të cilët në terren do të angazhohen përmes qendrave për punë sociale. Që në tre muajt e ardhshëm në vitin 2017, theksoi Carovska, do të sigurohen rreth 4,5 milionë denarë për këtë masë.

“Është shumë me rëndësi për sistemin për mbrojtje sociale t’i pranojë dhe mbështet qytetarët para se ata të hyjnë në rrezik social, ose ata që janë ballafaquar me përjashtim ose varfëri, shteti t’u siguroi sistem i cili do t’i tërheq më herët. sepse sa më gjatë qytetarët gjenden në rrezik social aq më vështirë mund të dalin nga ajo situatë”, tha Carovska.

Qëllimi i tyre përfundimtar, siç theksoi, është Ligji i ri për mbrojtje sociale, që do të ofrojë forma të reja bashkëkohore të cilat japin mbrojtje efikase sociale për të cilën do të bëjnë analiza dhe vlerësime

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *