Home / Lajme / Kronika e zezë / Çfarë po ndodh ? 5 raste vetëvrasjesh brenda 24 orësh, shpëtohen 2 persona

Çfarë po ndodh ? 5 raste vetëvrasjesh brenda 24 orësh, shpëtohen 2 persona

Me të vërtetë është një situatë alarmante ajo që po ndodh në qytetin bregdetar të Durrësit. Prej kohësh raportohen vetëvrasje të shumta. Por dita e djeshme duket se ka qenë edhe më e zezë.

Pesë raste kanë ndodhur brenda 24 orësh, ku fatkeqësisht 3 persona kanë humbur jetën, ndërsa 2 të tjerë fatmirësisht janë shpëtuar.

Kështu gjatë ditës së djeshme në orën 17:00, në Sektorin Rinia, në banesë është vetëhelmuar  24-vjeçarja me inicialet B. B., e cila më pas ka ndërruar jetë në spital. Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 18, ku një i moshuar me inicialet Sh. N., është hedhur nga kati i 3-të i banesës, duke gjetur vdekjen.

Rasti më i rëndë ishte i punonjëses së policisë Peranxhela Shahini, e cila qëlloi veten me armën e shërbimit.

Ndërsa pronari i një lokali ka tentuar ti japë fund jetës duke u qëlluar me thikë. Fatmirësisht 63-vjeçari me inicialet O. N., është dërguar me urgjencë në spital dhe është shpëtuar.

Po dje, në Kavajë një i ri, 27-vjeçari me inicialet A. Z., ka tentuar të vetëvaret, por është shpëtuar nga familjarët. Edhe ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *