Home / Kryesoret / Cili është ish ministri i qeverisë Gruevski-Ahmeti që po hetohet për pastrim parash?!

Cili është ish ministri i qeverisë Gruevski-Ahmeti që po hetohet për pastrim parash?!

Cili është ministri në kohën e qeverisjes së Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti, të cilin Prokurori i Përgjithshëm, Mark Zvrlevski është duke e  ndjekur penalisht për pastrim parash, është pyetja që parashtrohet nga opinioni publik, transmeton Zhurnal.

Nga Prokuroria Publike nuk bëjnë të ditur detaje, as inicialet, vetëm thonë shkurt se  kanë hapur lëndë kundër për një ish drejtor dhe drejtor aktual të NLB Tutunska Bankës, ish ministër, avokat, noter dhe persona tjerë, si dhe një person shtetas i Republikës së Sllovenisë për vepër penale, pastrim parash.

“Ka dyshime se në periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2017 janë marrë veprime për krijimin e kompaniove, ngritje të kredive dhe transferim parash në Slloveni dhe në firma austriake, dhe pastaj pjesë të këtyre mjeteve janë investuar në formimin e kompanive të reja dhe blerje të patundshmërisë në qytetin e Manastirit”, theksohet në deklaratën e lëshuan nga Prokuroria Themelore Publike.

Një ish-ministër në kohën e qeverisjes së VMRO-DPMNE dhe BDI, janë edhe ministrat Zoran Stavrevski, Gordana Jankullovska dhe Mile Janakieski, por është pothuajse e sigurt sepër ta nuk është ngritur një akuzë e tillë nga prokurori publik, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për zyrtarët e lartë të partisë , pas të cilëve ka qëndruar partia në të gjitha hetimet nga Zyra e Prokurorisë Specialë Publike, dhe duke pasur parasysh se prokurori publik konsiderohet i afërt me VMRO-DPMNE-së, mund të thuhet se është e sigurt se për asnjërin prej këtyre nuk është nisur një hetim të tillë.

Edhe ish-ministri i Financave, Trajko Sllaveski, i cili është kontaktuar nga Fokus, thotë se nuk është pjesë e këtij rasti, dhe se nuk pasur ndonjë kontakt me Prokurorinë Publike dhe bankën në fjalë.

Ish-ministri i Shoqërisë Informatike, Ivo Ivanovski nga Manastiri – e cila në kulmin e “bombave” politike dha dorëheqje nga pushteti ekzekutiv dhe pa shumë bujë në publik u largua për të punuar jashtë vendit, ka mbetur i padisponueshëm për komente në këtë rast. Edhe pse Ivanovski është drejtor ekzekutiv në Mtel, Bullgari, kjo kompani është pjesë e Telekom Austria, kurse  Telekom Austria është pjesë dominante (51%) e njërit nga personat më të  pasur në botë, meksikanit Carlos Slim, me të cilin Ivanovski kishte raporte të mira gjatë kohës kur ishte si ministër.

Përveç ish-ministrave nga VMRO-DPMNE-së, prgjike nga Fokus është kërkuar edhe nga ish ministrat e BDI-së në resorin e ekonomisë, Por Fatmir Besimi, Bekim Neziri dhe Valon Saraçini, të cilët kishin udhëhequr me këtë resor, thuan se nuk janë pjesë e kësaj lënde, dhe se as që kanë informata se për çka bëhet fjalë. Poashtu edhe ish ministrja e ekonopmisë nga partia e Tto Petkovskit, Vera Rafajlovska, thotë se nuk është pjesë e këtij hetimi.

Mbetet ende e paqartë se kush është ish-ministri Gruevski dhe Ahmeti, i cili tani është nën hetim nga prokurori publik për pastrim parash.

Informacion në lidhje me hetimin nuk kanë as nga NLB Tutunska Banka. As ish-drejtori i bankës, as menaxheri aktual i bankës nuk kishin asnjë informacion të detajuar rreth asaj që po ndodh dhe çfarë është rasti bëhet fjalë.

Në deklaratën e Prokurorisë Publike thuhet se do të kërkohem edhe prova shtesë me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Me qëllim të vërtetimit të fakteve dhe për të siguruar prova, prokuroria publike në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme kanë lëshuar urdhër për analizimin e transaksioneve financiare dhe sigurimin e provave të plotë të pronës, natyrës financiare dhe administrative”, thuhet në deklaratën e prokurorisë.

Në NLB Tutunska Banka thonë se ende nuk kanë marrë një kërkesë të tillë nga Ministria e Brendshme, por kur do të marrin një gjë të tillë, ata do të veprijnë në përputhje me procedurat ligjore, por tani për tani nuk mund të komentojnë për këtë rast pasi nuk kanë informacione të plota nga institucionet përkatëse.

Për një kohë të shkurtër NLB Tutunsk Banka është përballur me dy probleme. Në njoftimin e djeshëm të një hetimi nga ana e Prokurorit Publik dhe grabitjes së më hershme të tre milion eurove. Vjedhësit u gjetën, por paratë akona nuk janë gjetur, kurse hetimi për këtë rast është në pritje.

Zhvillimet në opinionin publik hapin shumë pyetje, të cilat shkojnë në prizmin e kalkulimeve politike në të cilat është e përfshirë kjo bankë e deri tek beteja me konkurentët, duke marrë edhe parasysh se kjo bankë është në shitje në Slloveni, edhe pse tani për tani kjo gjë me këtë bankë nuk ndodh në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *