Home / Lajme / Botë / Clinton akuzon rusët dhe FBI-në, frikësuan njerëzit që do të votonin për mua

Clinton akuzon rusët dhe FBI-në, frikësuan njerëzit që do të votonin për mua

Hillary Clinton ka folur publikisht për humbjen ndaj presidentit Donald Trump, duke pretenduar se ajo do t’i kishte fituar zgjedhjet po të mos ishte për drejtorin e FBI-së, James Comey dhe “hakerat rusë” të cilët, sipas saj, frikësuan mbështetësit e kandidates.

Duke folur në drekën e një organizate për të drejtat e femrave të martën, Clinton akuzoi edhe presidentin rus Vladimir Putin për ndërhyrjen në zgjedhje, shkruan “Reuters”.

“Nëse zgjedhjet do të ishin mbajtur më 27 tetor unë do të isha presidentja juaj”, u shpreh ish-sekretarja e shtetit.

Clinton u pyet nëse kishte marrë ndonjë përgjegjësi personale për humbjen e saj.

“Sigurisht që kam marrë përgjegjësi personale. Unë jam shumë e vetëdijshme për sfidat, problemet, mangësitë që kemi pasur. Por unë po shkoja drejt fitores derisa ndërhyri Jim Comey, më 28 tetor dhe ‘WikiLeaks-i rus’ ngriti dyshime në mendjet e njerëzve që ishin të prirur të votonin për mua… por ata u frikësuan”, u shpreh Clinton.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *