Home / Lajme / Botë / Clinton: Trump mund të japë dorëheqje me skandale si Nixon

Clinton: Trump mund të japë dorëheqje me skandale si Nixon

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton e krahasoi dje presidentin amerikan, Donald Trump me ish-presidentin Richard Nikson,

i cili në vitin 1974“>1974 dha dorëheqjen në mes të skandalit “Watergate”
Ish-kandidatja demokrate për presidente e bëri këtë deklaratë në ceremoninë e diplomimit në kolegjin ”Wellesley” të Bostonit, shkolla ku edhe vetë ajo u diplomua shkëlqyeshëm për Shkenca Politike, në vitin 1969.

Richard Nixon u dyshua se po pengonte drejtësinë, pasi ai shkarkoi prokurorin special të Departamentit të Drejtësisë, i cili po mbikëqyrte një hetim për veprimet e tij.

Clinton iu referua shkarkimit të prokurorit special, Archibald Cox, në vitin 1974“>1974, i cili drejtonte hetimet për skandalin e Watergate.

Disa analistë kanë krahasuar shkarkimin e Cox me shkarkiminTrump i bëri shefit të FBI-së, James Comey, më 9 maj.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *