Home / Lajme / Maqedoni / Çmimi i parë në Itali për film të xhiruar nga fëmijët nga Shtëpia “11 Tetori”

Çmimi i parë në Itali për film të xhiruar nga fëmijët nga Shtëpia “11 Tetori”

Shtëpia për fëmijë pa prindër “11 Tetori” është fitues i çmimit të parë për filmin më të mirë në Bari, Itali, në festivalin rajonal për film dhe vizatime për fëmijë – Bene-Male.

Bëhet fjalë për filmin “Dy botë”, film me metrazh të shkurtër, që fëmijët e kanë xhiruar me edukatorët e tyre të temës së dhënë nga organizatorët “Dashuri e shëndetshme – dashuri e sëmurë”. E shfaq jetën e një vajze në shtëpinë për fëmijë pa prindër dhe jeta e një vajze tjetër në shtëpinë e saj me familjen e saj”.

“Jemi shumë krenar dhe të lumtur për suksesin e filmit të fëmijëve tanë. Festivali tradicionalisht mbahet çdo vit në Itali dhe është i përkushtuar fëmijëve, zhvillimit të tyre, fëmijërsë. Jemi shfaqur me filmin “Dy botë”, i cili na ka sjellë sukses të madh dhe mirënjohje”, deklaroi drejtoresha e Shtëpisë “11 Tetori” Ristenka Atanasova.

Krahas pjesëmarrjes në pjesën e filmit të festivalit, janë prezantuar edhe vizatime nga fëmijë, ndërsa përfaqësuesit nga Shtëpia kanë marrë pjesë edhe në tribunën me temë dhuna familjare.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *