Home / Kryesoret / Dalin “heronj” të ri që shpëtuan Selën, të tjerët janë manipulatorë?

Dalin “heronj” të ri që shpëtuan Selën, të tjerët janë manipulatorë?

Shaban Reka, Musa Selimi, Liridon Dalipi janë 3 punonjës shqiptarë të njësitit Alfa, së bashku me anëtarin e sigurimit të Parlamentit, Abdylfeta Alimi janë heronjtë e vërtetë dhe personat e vetëm që kanë bërë evakuimin e Ziadin Selës nga Parlamenti në Spitalin Klinik Nënë Tereza – Shkup,

Sot këto persona kanë vizituar Ziadin Selën disa herë në spital dhe deri tani nuk kanë dashur të shfaqen para mediave, sepse sipas tyre ato e kanë kryer obligimin e tyre moral, qytetar dhe ligjor.

Edhe nga burimet brenda LR-PDSh-së për TetovaSot thonë se lideri i tyre Sela i ka njohur këta tre policët të njësitit Alfa dhe shpëtimtarin Abdylfeta Alimin që janë shpëtimtarët e vërtet të Ziadin Selës natën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Ndryshe huliganët maqedonas sulmuan deputetët e shumicës në mesin e tyre edhe liderin e LSDM-së Zoarn Zaevin dhe deputetët tjerë ku më së shumti u lëndua lideri i LR-PDSH-së,. Ziadin Sela i cili vazhdon të qëndrojë në Spitalin Klinik të Tetovës.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *