Home / Kryesoret / Dashuria politike e Zaevit me shqiptarët…

Dashuria politike e Zaevit me shqiptarët…

Sulejman Mehazi

Aspak s’jemi të logjikshëm e të tregojmë të vërtetën, sa qejf kemi t’i përgojojmë, nënçmojmë e sharë të tjerët, e aspak veten tonë. Të gjithë janë të këqinj vetëm ne të mirë. Maqedonasit s’bëjnë, ani se për interesat tona tradhtojmë e veprojmë me ta; serbët armiq të përbetuar, ani se bëjmë biznese  përfituese me ta; grekët vjedhës së teritoreve tona çame, ani se shumica e shqiptarëve punojnë në Greqi; turqit e padashur për ne, ani se shkojmë për pushime e tregëti në Stamboll,  ne haptazi, dru e gurë pas tyre me patriotizëm, kurse fshehurazi, interes e dashuri me ta për të tradhtuar.

Aq të fortë jemi sa që haptazi e me fjalë kemi shpallur armiq 8 milion serb, kurse me anë të Mitrovicës, tinëzisht i kemi miq; kemi shpallur armiq 8 milion grekë për shkak Çamërisë, kurse tinëzisht i kemi miq me anë të kishës autoqefale greke; kemi shpallur armiq 80 milion turq për shkak sundimit 550 vjeçare të Perandorisë Osmane, kurse në anën tjetër 70% e popullsisë shqiptare janë mysliman; nuk na lejohet t’i duam të tjerët pse respektuarkan gjakun, kombin dhe fenë e tyre. Si shembull e marrim kryeministrin e ardhshëm të qeverisë së Maqedonisë Zoran Zaevin e LSDM-së, i cili paskërka thënë në një televizion serb se me popullin serb i bashkon gjaku, gjuha e feja ortodokse, kurse në një intervistë bullgare thotë, se me popullin bullgar jemi vëllezër. Dhe ne për këtë sinqeritet e të vërtetë të pamohushme të Zaevit hedhim bomba fjalësh të kota duke e shpallur më të keq se Gruevskin. E si mund të jetë më i keq se ky “gllupi’ i VMRO-së i cili maqedonasit i shpall si më të lashtët e Ballkanit, “antiçki makedonski narod”. Po pse hidhërohemi ndaj kësaj të vërtete të Zaevit, mos duam që Zaevi neve të na ketë vëllezër që asgjë s’kemi të përbashkët me maqedonasit, serbet e bullgarët, Sa interesant jemi, Zaevi e thotë të vërteten  nëpër  intervistat e tij, ne  menjëherë e kritikojmë ashpër. Ai dhe bullgarëve ju thotë vëllezer. Për të mirën e popullit të vet me të gjitha shtetet rrethe e përqark Maqedonisë shpreh dashuri politike. Ai dhe me shqiptarët e Maqedonisë shpreh dashuri me pranimin e marrëveshjes politike të partive shqiptare koalicionuese në qeverinë e re. Këtu është dallimi mençuror e dashuror i veprimit politik të Zaevit karshi Gruevskit e bandës së tij të egërsuar, nacionaliste e kriminele.

Një pyetje për politikanët tanë gjatë qeverisjes së re me Zaevin?

-Nëse LSDM-ja e Zaevit për interesat  maqedonase ju mashtron me tendere përfituese, a do t’i pranoni në dëm të popullit shqiptar?

-Nëse LSDM-ja e Zaevit për interesat maqedonase ju mashtrojnë me femra të bukura, a do t’i pranoni në dëm të popullit shqiptar?

P.S.

Maqedonasit e dinë se shqiptarët janë të uritur për dy gjëra: paratë dhe femrat, prandaj Zaevi është i sigurtë se me anë të lakmisë së këtyre dy gjërave do t’i mposht politikisht shqiptarët.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *