Home / Kryesoret / Debat për të drejtat e arsimit në Maqedoni

Debat për të drejtat e arsimit në Maqedoni

Në organizim të Fakultetit juridik ‘Justiniani i Parë’ Shkup, në kuadër të Universitetit ‘Shën Kirili dhe Metodij’ dhe Avokatit të Popullit të RM-së sot do të mbahet debat profesional me temë ‘E drejta e arsimit në RM, realizimi i saj dhe mbrojtja’

 

Më pas, dy institucionet do të nënshkruajnë edhe Memorandum për bashkëpunim me të cilin vazhdohet bashkëpunimi shumëvjeçar.

Në debatin profesional fjalime përshëndetëse do të kenë dekani i Fakultetit Juridik, Goran Koevski dhe avokati i popullit Ixhet Memeti, ndërsa diskutime në këtë temë do të kenë profesorët Borçe Davitkovski, Ana Pavllovska Daneva, si dhe zëvendësavokatja e popullit, Vaska Bajramovska Mustafa.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *