Home / Lajme / Maqedoni / Debat për të drejtën e arsimit në Maqedoni dhe realizimit të tij

Debat për të drejtën e arsimit në Maqedoni dhe realizimit të tij

Në organizim të Fakultetit juridik “Justiniani i Parë” Shkup në kuadër të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodij” dhe Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë sot do të mbahet debat profesional me temë “E drejta e arsimit në Republikën e Maqedonisë, realizimi i saj dhe mbrojtja”.

Më pas, dy institucionet do të nënshkruajnë edhe Memorandum për bashkëpunim me të cilin vazhdohet bashkëpunimi shumëvjeçar.

Në debatin profesional fjalime përshëndetëse do të kenë dekani i Fakultetit Juridik, Goran Koevski dhe avokati i popullit Ixhet Memeti, ndërsa diskutime në këtë temë do të kenë profesorët Borçe Davitkovski, Ana Pavllovska Daneva, si dhe zëvendësavokatja e popullit, Vaska Bajramovska Mustafa.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *