Home / Kryesoret / Delegacioni i Kongresit Amerikan viziton Maqedoninë

Delegacioni i Kongresit Amerikan viziton Maqedoninë

“Sundimi i së drejtës, bashkëpunimi ushtarak dhe procesi i formimit të Qeverisë kanë qenë temë bisede e takimit të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, prokurores speciale, Katica Janeva dhe ministrit të Mbrojtjes, Zoran Jollevski me delegacionin e Kongresit Amerikan”,

Siç bëjnë të ditur nga Ambasada e Amerikës në Maqedoni “delegacioni i Kongresit Amerikan është takuar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki në kazermën “Ilinden” ku Policia Ushtarake ka prezantuar pajisjet të financuara nga SHBA”.

Para 2 muajve, një donacion me automobila i’u dorëzua policisë së Maqedonisë. SHBA ka ndihmuar forcat e rendit të Maqedonisë edhe shumë raste të tjera.

Vizita e delegacionit të Kongresit Amerikan është në kuadër të turit të tyre ballkanik qëllimi i së cilës është klima politike demokratike dhe zhvillimi ekonomik në Ballkan.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *