Home / Lajme / Rajon / Demarkacioni, shansi i fundit për Mustafën

Demarkacioni, shansi i fundit për Mustafën

Kryeministri Isa Mustafa mund ta çojë mandatin deri në fund vetëm nëse Demarkacioni kalon në Kuvend. Prandaj kjo Marrëveshje nuk po procedohet pa i siguruar votat e nevojshme të deputetëve.

Bashkëpunëtorët e ngushtë të kryeministrit Isa Mustafa nuk e dinë nëse Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi do të procedohet këtë javë në Kuvend, ndonëse janë të vetëdijshëm se moskalimi i marrëveshjes do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

“Nuk e di nëse Demarkacioni do të procedohet këtë javë në Kuvend”, ka thënë shkurt për “Zërin” Bajram Gecaj, këshilltar i shefit të Qeverisë.

Por, burime të gazetametro.net bën të ditur mbrëmë që kjo do të jetë java përfundimtare e demarkacionit. Madje, edhe në LDK kanë pranuar që Isa Mustafa ka njoftuar Degët e partisë se demarkacioni shkon këtë javë në Kuvend.

Në anën tjetër, zyrtarë të partnerit të madh të koalicionit qeverisës (PDK) kanë deklaruar se nëse edhe kësaj radhe nuk kalon Demarkacioni në Kuvend, vendi do të shkojë në zgjedhje pasi që, sipas tyre, Grupi Parlamentar i PDK-së është unik sa i përket votimit të kësaj Marrëveshjeje si njëra nga kriteret e BE-së për liberalizim të vizave.

Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë duhet të mbahen pas një viti, ndërsa mandati i kësaj Qeverie mund të përfundojë para kohe nëse Demarkacioni nuk kalon edhe kësaj here në Kuvend. Prandaj Demarkacioni vlerësohet si “xhoker” i fundit që shefi i Qeverisë ta çojë mandatin deri në fund.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *